E papritur PDja përjashton me urgjencë nga gara 2 kandidatë të Primareve ( Emrat + Arsyeja)

0
1167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Incidenti i ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2002 në Degën e Partisë Demokratike në Kurbin ku u qëllua me armë zjarri, ka sjellë penalite për protagonistet e ngjarjes. Dy kandidat të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit.

Vendimi është marrë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike të Rithemelimit. Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të fakteve, fotove dhe dëshmive.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 nentorit gjatë një takimi të kandidateve të promareve me kryesinë. 53-vjeçari Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve. 

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Autori i kësaj ngjarje u arrestua nga policia disa orë më vonë. Pas treditësh gjykata vendosi që të hetohet në gjendje të lirë.

Zjarr Tv Ad