Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, thotë se bërja e primareve në Partinë Demokratike, është një hap, por se nuk ka dashamirësi që të zhvillohen të hapura dhe me parametrat e duhur.
Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se të tentosh të kontrollosh procesin dhe në primare dhe në gara të tjera të Partisë Demokratike është një frymë që hap problematikën e pakënaqësisë dhe vrasjes së besimit mes kandidatëve.
Sipas tij, kupola e Partisë Demokratike duhet të jetë më e kujdesshme.
E shoh si arritje që më së fundmi PD që është parti e djathtë, kuptoi se primaret janë rruga e duhur për t’i dhënë kuptim garave në PD. Është një hap, nuk mund të them është hap i madh, por është një hap.
Mendoj se do ketë problematika serioze që nesër, se listat e Partisë Demokratike janë mishmash i vërtetë. Vetë listat e PD, imagjino dhe të LSI. Nuk është e konturuar mirë.
Se të futesh në një mjedis kur nuk e di se kush do votoj kandidatin, nuk është demokratike. Ky lloj mishmashi nuk funksion në demokraci, këto janë kinezërira.
Elezi thotë se problemi i PD nuk është bashkimi, por zgjerimi dhe se nuk mund të bashkohen ata që kanë pasur probleme të antagonizmit deri në themel, pasi nuk është e besueshme.
Duhet zgjeruar pjesa e elektoratit për ato ndryshime që mund të sjellë në skenën politike. PD duhet të vinte me platformën e qartë se cila do jetë rruga për këputjen e zinxhirit të pandëshkeshmërisë.
Nëse jemi disa kandidatë që biem dakord për listat, kandidatët kurrë në PD nuk kanë hapur konflikte dhe më parë. Në momentin kur dikush tenton të bëjë me hile, reagon.
Nuk është garë transparente, se nuk janë listat transparente.
Ndër kandidatët e PD për primaret e Tiranës, ai vlerësoi Ilir Alimehmetin si të panjollosur.
Potencialisht më i avancuar nga figurat e reja që mund të sjellë ndryshim, është zoti Alimehmeti. Është zë në opinionin publik dhe ka mbajtur qëndrime në vitet e fundit.
Mund të sjellë ndryshim se nuk është i bërë pis në dhunim të demokracisë. Alimehmeti nuk ka damkë, para opinionit publik është i pastër.
Mund të ketë përballje mes zotit Alimehmeti dhe zotit Këlliçi. Por Këlliçi është kapur në flagrancë duke vjedhur vota për Lulzim Bashën.
Këtë e ka bërë zoti Këlliçi dhe ka firmë. Nuk e kuptoj se si zoti Këlliçi mund të ngjallë besueshmëri.
Nuk mund të ngjallësh besueshmëri duke bërë oportunistit. Nuk ka staturën e politikanit të fortë dhe të liderit.
I pyetur se në sa bashki ka shanse PD që të fitojë, Elezi deklaroi se gara për pushtetin lokal është e lidhur ngushtë me emrat.
Në këtë drejtim deklaroi se nëse PD do arrijë të mobilizohet dhe fitojë Tiranën, po ku krijua fryma në Tiranë, Erion Veliaj është kollaj për t’u rrëzuar, pasi shtoi se për të ka dy kategori ata që e mbështesin dhe ata që e urrejnë dhe nuk ka rrugë të mesme.
Për protestën e 6 dhjetorit, deklaroi se opozita do të dhunohet me gaz lotsjellës, duke kujtuar edhe 8 janarin kur policia ushtroi dhunë brenda shtëpisë së PD.
Mendoj se zgjidhja e duhur për opozitën është protestë që ka rezistencë dhe zgjat deri sa e vendos në vështirësi protestën.
Nëse do jem në Tiranë, do i bashkohem protestës. Do merrja pjesë në një protestë paqësore. Pavarësisht se e di që opozita do dhunohet me gaz lotsjellës.