Sazan Guri kandidati në primaret e ‘Rithemelimit’ për Beratin shprehet pesimist për këto zgjedhjeve brenda të djathtëve.
Në reagimin që ia ka bërë pak minuta para nisjes se procesit, hedh akuza se fituesit janë paracaktuar. Sipas tij, organizatorët e procesit kanë telefonuar votuesit në këto zgjedhje duke iu diktuar se kë duhet të votojnë për të dalë fitues.
“Pse te Zoti dhe te zgjedhësit qe me duan ne fakt.
Po sepse ku tjeter dhe me kujton nje ngjarje te vertete ne Miredite. Nje cub i vrau djalin e fundit nje Nane. Meqenese s’kish djale tjeter, Nana i drejtohet cubit – marrte hak Zoti dhe Pal Ndue Frroku. E degjon Pali dhe i vete Nenes! Me ke zene ne goje, oj Nan! Po te paste Nana dhe Pali mori hak sipas ligjeve te Zotit.
Edhe ketu te primaret sot, besoj se do marr hak Zoti dhe Pal Ndue Frroku (zgjedhesit qe nuk do i binden partise). Flm o Zot. Flm o Pal, pra ju njerez qe kini vrare friken!
Po qe jam pregatitur dhe per humbjen, sepse beratasit ishin ata qe me 1992 nuk i dhane voten dhe besimin prof. Pandeli Cines qe ka shpetuar nga vdekja me qindra, ndersa une mund t’i shpetoja nga skamja qe dtth se rrojne, sigurisht jo dinjitoz, por mbase per ata dinjitet eshte, cik pune, cikez asistence, nje gote raki para me ca koqe ulli qe me shume rri pa mbledhur. Dhe e dini si shitet ulliri sot ne Berat?! Ik mblidhi vete e me jep lek sa te duash! E dini sa eshte vaji futja kot vegjetal qe ben vecse per pushke 400 leke/litri, po vaji i ullirit ne shtepine e fermerit qe ja kerkon biznesmeni 300 leke litri. Po e dini si shitet ulliri ne Angli, jo me racion, por me kokra!
Per kesi gjerash e mori te tjera nga keto do sillja me dhjetra te huaj (gjermane, francez, Italiane) qe duan 10% fonde nga bashkia dhe garanci qe s’ju vjedh fondet dhe besim te Perendia. Kete une e qaj. Dhe cdo benin ata, do sillnin me kete parim qindra e mijra te tjera, dhe jo si rasti ne nje komune te Tepelelenes vite me pare kur nje australian pa femijet qe canin lumin per shkolle se nuk kishin nje ure. Dhe merr ne tel kompanine e vet urgjent 2 milione dollare dhe kryetari i Nj.
Administrative i thoshte perkthyesit po une, si them dot, thuaji se ndryshe nuk e bej, packa se djali e nipi ishin ne ate grup femijesh, se bej dot thoshte perkthyesi, beje po te them dhe ja perktheu me ne fund qe ky drejtuesi do perqindjen!? Pa merak se e zgjidh une tha australiani dhe merr kompanine ne tel, ktheji prapsh ato dy milione. Pra, kete do beja?! Do sillja risine sesi nuk vidhet dhe me pak para, por me dashuri te madhe, me perkushtin, me dituri, me besim te tjetri, pa vjedhje or mortje qe mos i gezofshi, plot gjera te mira mund te behen! Por si te thoje Zoti, mbase ska ardhur koha akoma”, tha Guri.