Ish-kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me Fatmir Mediun, Agron Shehajn dhe Oriola Pampurin do të udhëtojnë sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për takimin e IDU, partive të djathta për forumin që do të zgjasë deri me datë 9 dhjetor në Washington.
Deputetët kanë marrë ftesë si pjesë e partive të djathta por nuk kanë të drejtë vote për shkak të statusit të pezulluar të PD.
Ndonëse asnjëherë nuk i është përgjigjur Sali Berishës për akuzat se nuk merr dot vizë, Lulzim Basha po udhëton për herë të dytë drejt SHBA brenda një kohe të shkurtër.
Më 14 tetor u fotografua pranë Presidentes së BERZH-it, Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike.
Pikërisht më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë ish-Kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar ditët e fundit se do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky do të ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.