“Primaret” e PD/ Indrit Hoxha shpallet fitues dhe garon për bashkinë e Vorës: Së bashku do ta çlirojmë nga kapja

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha thotë se ai fitoi me 82% të votave, ndërsa shprehu vullnetin e tij për të punuar me përkushtim për një fushatë model.

Hoxha garanton qytetarët “se bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje! Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë”

Reagimi i Indrit Hoxhës

Sot me 82% e bekimit të anëtareve dhe simpatizantëve në Bashkinë Vorë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka.

Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje!

Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë.

Ky është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë .

Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.

Zjarr Tv Ad