Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij se pse nuk pati një reagim lidhur me deklaratën e FIFA-s për të gjobitur, futbollistin Granit Xhaka, pasi veshi fanelën me emrin “Jashari”, gjatë ndjeshjes Zvicër-Serbi.
Në reagimin e parë kryeministri tha se nuk i takon atij të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren Zviceriane, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë dhe jo Zvicrës.
Kjo deklaratë e kryeministrit nuk u prit aspak mirë dhe të menjëhershme ishin akuzat ndaj tij, ku në rrjet u publikua një posti i Ramës në vitin 2018-të ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Rusisë në Europian.
Në reagimin e pak minutave më parë, Rama thekson se vijon ti qëndrojë të dyja postimeve, por nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në.
“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për 👐 e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, shkruan Rama.