“E rrënoi që të mos shihen ato mijëra kate që janë ndërtuar në kohën e tij pa leje”, Kim Mehmeti për “Prestige Resort”: I shtangur! Piktori po shkon një rruge pa kthim

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka folur në News24 për situatën politike në vend, qëndrimet dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama. Mehmeti u ndal dhe te shembja e “Prestige Resort”, duke u shprehur i shtangur dhe duke folur për një sjellje rrugaçi të kryeministrit.

Ai theksoi se Rama i kujtohet pas 8 vitesh cili hotel është i paligjshëm, dhe me shpërthime e rrënon atë vetëm që të mos shihen ato mijëra kate që janë ndërtuar në kohën e tij pa leje.

“Si mundem të mendoj ndryshe kur 10 vite e dëgjoj vetëm rrugëve me fjalor përçarës, grindavec, ku thuhet se ai është i vdekur, pra kur kryeministri i vendit tim i shpall të vdekur kundërshtarët e mi, apo kur i kujtohet pas 8 vitesh cili hotel është i paligjshëm, dhe me shpërthime e rrënon atë vetëm që të mos shihen ato mijëra kate që janë ndërtuar në kohën e tij pa leje. Ndodhin gjëra që janë absurde dhe nuk i kanë hije një pushtetari.  Nuk i ka hije kryeministrit ajo që i ka hije kryeministri. Sjelljen që mund të ketë një rrugaç ndaj meje nuk mund të përdorë kryeministri”, tha Mehmeti.

Shkrimtari paralajmëroi se Shqipëria mund të arrijë deri te diktatura dhe se Rama po shkon drejt një rruge pa kthim.

“Unë shtangem nga një trishtim më i madh se ky, se si mund ta gëlltitë këtë, ta pranojë dhe të heshtë. Si mundet që një kryeministër të shkojë aty para 3 muajsh dhe të tregojë se si janë pranuar aty refugjatët dhe pastaj përnjëherë na del se qenka pa leje. E gjitha kjo nga ai që duhet të zbatojë vetëm ligjin. Duhet të jesh budalla për të mos e kuptuar se çfarë ndodh në Tiranë.

Ai shkon natën dhe rrënon Teatrin Kombëtar, ai thuajse është hajdut që duhet të fshihet natën. Shteti bën veprime ditën dhe duke i qartësuar popullit pse bëhet. Ai shkoi e rrënoi Teatrin Kombëtar si ndonjë hajdut, si ndonjë rrugaç. Dhe këtë hotel mund ta rrënonte në mënyrë të rregullt dhe i gjithë populli ta kuptonte se çfarë po ndodhte. Është ai hoteli i djeshëm që u pëlqente rilindësve apo është i sotmi që nuk iu pëlqen. Shqipëria mund të arrijë deri te diktatura.

Kam frikë se piktori gjithmonë e më shumë shkon rrugës nga ku nuk ka kthim më mbrapa. Ai do sundojë Shqipërinë me parimin se sa më keq Shqipëria aq më mirë për mua.

Shqipëria nuk po shkon drejt një rendi shtetëror, drejt një shteti ligjor, shkon drejt një shoqërie ku grindja do të kulminojë. Ka vite që gjithë fjalori i kryeministrit të Shqipërisë nxit grindje. Për dallim nga ne që edhe mund të na kritikojë, ai paguhet të na bashkojë dhe forcojë shtetin. Sa më i fortë bëhet kryeministri i Shqipërisë, aq më e dobët Shqipëria dhe po i humbet të gjitha tiparet që duhet të ketë një shtet.

Është duke u bërë një vend në të cilin ne ndihemi gjithmonë e më shumë si pa mëmëdhe”, tha Mehmeti.

Zjarr Tv Ad