Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për Yuri Kim, Salianji e quan “të turpshëm”

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji, e konsideron të turpshëm njoftimin që ka bërë pasditen e sotme Ministria e Jashtme, për nisjen e procedurave të zëvendësit të ambasadores amerikane Yuri Kim.

I ftuar në emisionin “Task Force”, ai është shprehur se kryeministri Edi Rama e bën këtë veprim për të krijuar përceptimin se qeveria ka rol në emërimin apo shkarkimin e diplomatëve të huaj.

“E kuptoni çfarë turpi është?! Edi Rama kërkon të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve. E bën për shkak të qëndrimeve publike të ambasadores për moskapjen e pjesëve të pakapura të sistemit të drejtësisë, apo SPAK, qeveria jep sinjale kujto që, shiko, ne po largojmë ambasadoren.

Nuk është politikë personale kjo punë. Dhe jep mesazhin tjetër sikur këta idiotët që bëjnë këto, se janë të njëjtët që japin ato përgjigjet në parlamentin britanik, përcaktojnë se kush do të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. E kuptoni çfarë logjike apo jo?”, tha Ervin Salianji, deputet i PD.

Zjarr Tv Ad