“Belindi mori votat e fshatit, ju ishit i preferuar në zonat urbane!”/ Sejamini-Alimehmetit: Ishit zgjedhja më e mirë, përse u tërhoqët?!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Alimehmeti, kandidati në primaret e PD për Tiranën, i cili u tërhoq nga balotazhi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet nga Neritan Sejamini se përse u tërhoq nga gara, kur në fakt ai ka patur rezultat mjaft pozitiv, veçanërisht në zonat urbane të kryeqytetit, përfshirë edhe aty ku ka votues të majtë.

Pjesë nga biseda:

Neritan Sejamini: Ti ke qenë i preferuari i votuesve. Pse u tërhoqe? Kur dolët në balotazh, unë nisa të shoh rezultetet. Nëse ti ke një zonë e cila është pro dikujt, në mënyrë jo të zakonshme, ne e heqim nga analiza për të kuptuar anëtarësinë e PD. Kam hequr nga analiza zonat e zotit Këllici, duke menduar se ai aty ka ndikim direkt. Rezultati që keni ju është mbresëlënës. Nisur nga fakti që nuk keni qenë në kontakt me partinë. Me pak fushatë, votuesit e PD treguan se kanë një preferencë për ju. Kur flasim që votuesit e PD kanë preferencë për ju, mund të gjykojmë që edhe elektorati gri do të kishte më shumë preferencë për ju. Pra zgjedhja më e mirë për PD-në keni qenë ju. Ju këtë preferencë e bëtë zero kur u tërhoqët.

Ilir Alimehmeti: Harruat që ditën e balotazhit, ato zona do të votonin sërish.

Neritan Sejamini: Ju keni fituar në të gjithë zonat urbane të Tiranës. Keni fituar zonën pesë, që është zona nga më të majtat. E njëjta gjë me zonën shtatë. Zoti Këlliçi ka fituar në zonat rurale, nuk ka lënë fshat pa fituar. Ai është një figurë më e njohur nëpër fshatra. Por, ju keni qenë kandidati i ndryshimit në të gjithë të dhënat. Zonat më të mëdha dhe më urbane ju kanë zgjedhur ju. Çfarë ju bëtë ju këtyre njerëzve?

Ilir Alimehmeti: Edhe unë e kam bërë këtë analizë. E rëndësishme është një element. Vota kudo ku ndodhej ka të njëjtën peshë. Si rrjedhojë futet në analiza të tëra. Pavarësisht nga zona, nuk themi dot që ndikimi zhduket. Kur bëjmë një kalkulim…

Ylli Rakipi: Zoti doktor, objektivi janë zgjedhjet, jo këto përrallat…

Ilir Alimehmeti: Rreth 48% në total ishin për zotin Këllici. Diçka më pak se 26% ishin për mua.

Neritan Sejamini: Ju dhe zoti Bogdani keni marrë më shumë vota se Këlliçi. Përse nuk menduat se këto votat do të vinin te ju?

Ilir Alimehmeti: Aty kemi të bëjmë me një balotazh matematikor të padiskutueshëm. Por, në analizën dhe gjykimin tim dhe të stafit tim, aty nuk ka një balotazh politik. Ju merrni të mirëqenë që do të vijë po e njëjta popullatë në votime, që nuk është. Merrni të mirëqenë që votat e zotit Bogdani, do të kalonin të gjitha te unë. Edhe sikur kjo të ndodhte do të duheshin edhe të tjera.

Neritan Sejamini: Kur qytetarët e Tiranës kanë votuar, ka patur pesimizëm ndaj jush, nuk e kanë ditur forcën. Pra, mund të vinin dhe vota të Këlliçit te ju. Ndoshta, mund të dilnit në zgjedhje edhe shumë votues të tjerë, që nuk dinin kë të zgjidhnin. Pra, ne nuk e dimë dinamikën finale.

Zjarr Tv Ad