Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se DASH “e lufton korrupsionin përmes diplomacisë”.
Metoda të tjera përmes të cilave DASH e lufton korrupsionin, janë “duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar”.
Ambasada ndër të tjera thekson se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje” kundr korrupsionit.
REAGIMI I PLOTE
Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global.