“I tregoi mbarë botës të vertetën për krimet e Serbisë mbi shqiptarët”/ Basha sfidon Sali Berishën, në turneun e tij në SHBA takohet me…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar disa personazhe të rëndësishëm.

Së fundmi Basha është takuar edhe me ambasadorin Willian Walker, ish-shef i Verifikimit në Kosovë.

Në një postim në “facebook” ai shkruan se është takuar me personin që i tregoi mbarë botës për krimet e Serbisë mbi civilët shqiptarë të pafajshëm.


Postimi i plotë i ish kreut të Partisë Demokratike:

Kënaqësi e vecantë për mua të takoja Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit të Verifikimit në Kosovë që i tregoi mbarë botës të vërtetën për krimet e Serbisë mbi civilët e pafajshëm shqiptarë.

Ambasadori William Walker, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe genocidin që po kryente Serbia në Kosovë.

Ne shqiptarët jemi mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker. Gjatë takimit më tregoi se i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe se beson në mundësitë që dy vendet kanë për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Falemnderit Ambasador Walker!

Zjarr Tv Ad