Tomorr Alizoti me superlativa për Berishën: Tejkaloi veten, dhe qetësoi situatën ndryshe Demokratët e acaruar…

0
483
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka dënuar sulmin me grusht ndaj Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit, duke bërë fajtor vetë kryeministrin Rama. Përmes një interviste në News24, Alizoti u shpreh se sulmi ndaj Berishës është një akt i mirëfilltë politik që sipas tij ndodh vetëm në vende jodemokratike.

Alizoti tha se situata mund të agravonte pasi sipas tij, demokratët ishin të acaruar, por shtoi se ishte Berisha ai që përmbajti turmën.
Sipas Alizotit, në të gjithë botën sulmohen personat në pushtet dhe jo opozita, siç ndodhi në Shqipëri, ç’ka sipas tij tregon dimensionin politik të ngjarjes.

“Kjo është një tipar që na shquan ne si popull, mbase vjen nga koha e sistemit totalitar, shoqëri e nënshtruar dhe popujt e nënshtruar, fatet e tyre i merr në dorë parti shtet. Dhe ne vetëm presim dhe ende nuk po shijojmë lirinë e demokracinë. Demokracia është një sistem ku individi merr përgjegjësinë e tij dhe vë nën kontroll qeverinë. 

Nëse qeveria ka pushtet mbi ta dhe e kontrollon, Shqipëria e shqiptarët mbesin duke pritur dhe situata vetëm përkeqësohet. Sulmi ndaj Berishës ishte një gjë shumë e rëndë sepse nëse në botë goditet personi në pushtet, rebelohen ndaj pushtetit, në rastin tonë kemi sulm ndaj opozitës që nuk ka pushtetin dhe është më e dobët sepse ka problemet e veta. Kjo ka një precedent politik.

Gjuha politike, situata politike dhe marrja e të gjitha pushteteve në kombinim me mafian e kthen qeverinë tani në një parti shtet dhe e bën të rrezikshëm.
Zoti Berisha, është një figurë rebele e fortë politike dhe goditja kishte qëllim ta dëmtonte e cënonte.

Sulmi vjen nga politika e pushteti, nga vetë Rama. Berisha është goditur në protestë e jo në shtëpi. E gjitha kjo ka dimension politik.
Protesta i bën Shqipërisë e shqiptarëve vetëm mirë. Nëse ky popull ka këtë gjendje, duhet të protestojë pafundësisht.
Nëse ka njerëz që marrin fëmijët e tyre foshnje e ikin me gomone…
Goditja nuk u kuptua në atë moment sepse kishte shumë njerëz dhe ishte e pamundur vizualisht ta shihja.

Dëgjova nga njerëzit që goditën doktorin por nuk e besova. U shokova kur e pashë të dëmtuar. Ky akt mund të sillte pasoja të rënda. 
Berisha tejkaloi veten, sepse demokratët ishin të acaruar. Akt i rëndë provokativ i mirëfilltë politik. Këtë ma vërteton më shumë banaliteti i shpjegimit të ngjarjes”, u shpreh Alizoti.

Zjarr Tv Ad