Bllokohet rruga e Arbrit nga rrëshitja e dheut në Murriz, drejtuesit e mjeteve prej disa orësh në pritje

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shembje dheu, duke bllokuar kështu qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.

Siç shihet në foton e mëposhtme shembja e dheut ka bllokuar qarkullimin pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit.

Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen. Një mjet është vënë në dispozicion dhe po punon për të bërë të mundur largimin e dheut nga rruga.

Zjarr Tv Ad