“S’mund të ketë bashkim, kjo është ndarja më e madhe”, Preç Zogaj flet për përçarjen e fortë brenda partisë: Në PD të punohet për …

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Themeluesi i PD-së, Preç Zogaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania tha se kjo parti po përjeton ndarjen më të madhe që nga krijimi i saj. Ai nënvizoi se në PD duhet të punohet për një bashkëpunim, se bashkim nuk mund të ketë.

“Është ndarja më e madhe, në fakt kjo është evidente. Ndarje e përkohshme mund të jetë. Në momentin aktual është një ndarje pa perspektivë bashkimi, por ka një perspektivë bashkëpunimi. Arsyet e ndarjes janë arsye përjashtuese. Rruga me drejtë është që të  punohet për një bashkëpunim, se bashkim nuk ka aty”, u shpreh Zogaj.

“Partia nisi si një front i gjerë studentor intelektual popullor në grupime të ndryshme dhe duhet të mbijetonte si e tillë, si një mozaik qasjesh. Praktikisht me ardhjen në pushtet, PD nuk po arrinte të bashkëjetonte me mendimin ndryshe”, tha ai më tej.

Zjarr Tv Ad