Emrat e rinj të drejtuesve të Policisë në disa qarqe të vendit pritet të njoftohen zyrtarisht për largimin e tyre dhe zëvendësimin nga të tjerë drejtues. Janë disa urdhra që pritet të dalin nga organizata e Policisë së Shtetit, për këto lëvizje të cilat këtë herë do jenë të shumta
Newsbomb.al mëson se brenda radhëve të uniformave blu emrat e atyre që do të ikin dhe të tjerëve që do i zëvendësojnë, janë bërë tashmë fakt, por pritet vetëm firma e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. Shkresa ndodhet në tavolinën e tij dhe në orët në vazhdim do të firmoset.
100 ditëshi që kryeministri Edi Rama i la si afat Rrumbullakut për të riorganizuar strukturat dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale që kanë tronditur opinionin publik, ka përfunduar. Duket se bashkë me të ka përfunduar dhe analiza brenda vetë strukturave të Policisë së Shtetit.
Sipas asaj që newsbomb.al ka arritur të mësoj jozyrtarisht, dy nga Drejtoritë Vendore që do të preken nga ky riorganizim për një impuls të ri në luftën kundër krimit, janë Tirana dhe Fieri. Po ashtu, një qark tjetër që preket nga këto ndryshime është dhe ai i Vlorës.