Zëvendësimi i ambasadores se SHBA, Edi Rama flet për marrëdhënien me Yuri Kim: Procedura ka nisur! Nuk është thyerje…

0
543
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme në lidhje me raportin me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Rama mohoi të ketë një krisje në raportet mes tyre duke thënë se ngjitja është më e fortë se kurrë duke përmendur edhe takimin që ata kanë pasur një ditë më parë.

“Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë. Kemi pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.

Ai këmbënguli se në deklaratën e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për procedurat për zëvendësimin e ambasadores nuk është thyer asnjë etikë.

“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësim ka nisur, siç është thënë edhe nga ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin e ka nisur DASH. Amerikën e kemi të veçantë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad