Fëmijë laboratori dhe viktima nga armë bërthamore, parashikimet e Baba Vangas për vitin 2023

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me afrimin e fundit të vitit 2022, njerëzit tashmë po bëjnë plane për Vitin e Ri dhe po parashikojnë se çfarë do të sjellë viti i ardhshëm për ta.

Rikujtojmë disa parashikime të Baba Vanga për 2023. Sipas parashikimit të Baba Vanga në vitin 2023, fëmijët do të zhvillohen në laborator. Prindërit do të jenë në gjendje të vendosin gjininë dhe ngjyrën e fëmijës së tyre.

Gjithashtu, Baba Vanga ka parashikuar se një vend ‘i madh’ mund të testojë armët biologjike mbi të tjerët. Mijëra njerëz mund të vdesin në këtë sulm. Ajo kishte parashikuar gjithashtu se në vitin 2023, mund të kishte një shpërthim në një termocentral bërthamor në kontinentin e Azisë. Ky shpërthim mund të ndikojë edhe në Indi, shkruan “Indiatvnews”.

Kush ishte Baba Vanga?

Baba Vanga ishte një femër mistike në Bullgari. Ajo humbi shikimin kur ishte vetëm 12 vjeç. Pas kësaj ajo filloi të bëjë parashikime. Në vitin 1925, ajo u dërgua në një shkollë për persona me aftësi të kufizuara në Zemun të Serbisë ku mësoi për tri vjet. Ajo mësoi alfabetin Braille dhe të luante në piano. Me t’u rritur, ajo thoshte se i ka në posedim disa “aftësi paranormale”, që as vet nuk mund t’i shpjegonte.

Ajo vdiq më 11 gusht 1996, por ajo e ka parashikuar deri në vitin 5079. Parashikimet e saj janë të gjalla edhe sot dhe njerëzit diskutojnë për mundësinë e vërtetësisë.

Zjarr Tv Ad