Pronari i klubit të Serisë A, Monza, Silvio Berlusconi, tashmë 86 vjeç, u bëri një premtim të pazakontë dhe të pacipë lojtarëve të tij në darkën e Krishtlindjes.
Rezultatet në fushë dhe evolucioni i lojës që kur Raffaele Palladino mori drejtimin e ka ndryshuar rrjedhën e skuadrës, e cila është 9 pikë mbi zonën rënien, për të ridimensionuar “objektivat” e klubit. Ose kështu kuptohet pas fjalimit të “Kavalierit”.
Berlusconi mori mikrofonin, lavdëroi punën e trajnerit të tij, të cilin e promovoi nga skuadra U-19, pasi shkarkoi Giovanni Stroppan në shtator, dhe bëri që salla shpërthente në të qeshura me batutat e tij.
“Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj. dhe, nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta.