EMRI- Alibeaj “blindon” Shkodrën: Ja kush pritet të jetë rivali i Bardh Spahiut në zgjedhjet e 14 Majit

0
1798
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Qamil Gjyrezi

Në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, Xhevdet Amuli kryetari i PD-së Shkodër do të kandidojë përballë kandidatit të Foltores Bardh Spahia. Z. Xhevdet Amuli është një ndër kontribuesit më të mëdhenj si person dhe si familje në 32 vite në PD-në e Shkodrës.

Xhevdet Amuli përfaqëson denjësisht doktrinën dhe programin e së djathtës së vërtetë konsevatore, që i ka munguar P.D.-së dhe së djathtës në 32 vite demokraci qytetit të Shkodrës. Xhevdet Amuli ka kontribuar politikisht në 32 vite në P.D. dhe është biznesmen i njohur dhe i sukseshëm për zhvillimin ekonomik, kulturorë dhe sportiv në qytetin e Shkodrës.

Xhevdet Amuli ka kontribuar 14 vite si sportist, por edhe si president i peshëngritjes dhe për disa vite me radhë si sponsor i klubit të futbollit Vllaznia. Xhevdet Amuli është i martuar dhe familjarë shumë korrekt. Xhevdet Amuli ka 4 fëmijë që punojnë dhe studjojnë në Shqipëri dhe kanë përfunduar studimet me rezultate shumë të mira. Xhevdet Amuli ka mbaruar studimet në degën e ekonomi financa në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Xhevdet Amuli prej 4 vitesh është zgjedhur si kryetarë i PD-së në Shkodër.

Në këtë periudhë me probleme politike për PD-në, Amuli është treguar bashkëpunues me të gjithë anëtarësinë dhe drejtuesit politik lokal të qytetit të Shkodrës duke kontribuar për një PD të djathtë konservatore, pro europiane, pro-amerikane dhe antikomuniste për ti dhënë fund tranzicionit 32 vjecarë në Shkodër dhe Shqipëri.

Zjarr Tv Ad