Ish-Themeluesi i PD Dritan Shano: Të rinjtë do të thyejnë Mitin e Sali Berishës, në 2025 e largojnë përfundimisht nga Politika…

0
1143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dritan Shano, thotë se ndryshimi politik në Shqipëri, do të nisë pas vitit 2025. Kjo thekson zoti Shano, do të ndodhë nëse shumica dërrmuese e popullsisë, do të refuzojë me votë, politikanët.

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Shano tha se:
“Kam një këshillë për të rinjtë. Refuzojini politikanët. Rrëzojuni mitin e lidershipit, e mbretërimit të tyre politik.

Kjo bëhet duke i refuzuar në kutinë e votimit.  Kjo është e vetmja mënyrë që të rikthehet besimi te mjetet demokratike.  Dhe në këtë moment do të ishte më e thjeshtë të largonim nga politika, ata që kemi më kollaj për të larguar. 

Së pari Berishën dhe Metën. Sepse nëse refuzohet Rama në këtë moment, vijon cikli i politikanëve që unë e cilësoj si roza-rozina.
Miti i tyre është ndërtuar mbi faktin që ne jemi demokracia, ne jemi pluralizmi, ne marrim vota.

Kur të shkojnë në kuti dhe të shikojnë që nuk marrin vota, ky mit do të bjerë. Mbase atyre nuk u intereson kjo, por kjo çliron rininë. Ata e dinë që nuk mund të vijnë më në pushtet, por ata duan pushtet.

Nëse rinia bën që në kutitë e votimit, këto njerëz të mos kenë votat që ata pretendojnë se kanë, atëherë këtu nis ndryshimi. Dhe Ndryshimi politik në Shqipëri, nëse shumica e popullsisë  adopton këtë sjellje, do të fillojë pas vitit 2025. Deri atëherë mblidheni mendjen shqiptarë, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh”, u shpreh Shano.

Zjarr Tv Ad