“Kam hetuar 99 çështje dhe 284 persona”, Altin Dumani tregon para KLP-së pikat e forta për drejtimin e SPAK, mediat mbeten pa audio gjatë transmetimit

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori Altin Dumani ka prezantuar sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme.

Dumani ka bërë një prezantim të punës së tij në 23 vite karrierë, duke theksuar se si pjesë e SPAK, ai ka hetuar plot 99 çështje duke përfshirë 284 persona.

Prokurori Dumani nënvizoi bashkëpunimet e suksesshme që ka patur me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa ashtu si kandidati Adnan Xholi vendosi theksin te rëndësia e shpejësisë me të cilën duhet të kryhen hetimet.

Gjatë fjalës së Dumanit, ka patur një problem në audio, duke bërë që të mos dëgjohet e plotë fjala e tij në transmetimin nga mediat. Transmetimi është rikthyer në normalitet në pjesën e pyetjeve nga anëtarët e KLP.

“Të flasësh për veten, sa herë më është dashur të marr pjesë në gara, është pak e vështirë, ne prokurorët jemi mësuar të flasim në diçka tjetër, në ngritjen e akuzës, jemi pak të kursyer kur flasim për veten. Por për të gjithë ata që nuk kanë informacionin e plotë për mua. Unë kam angazhim mbi 23 vjet në prokruori. Karriera ime ka patur gjithmonë progres. E kam nisur në Sarandë, për t’u bërë drejtues në Tropojë në një kohë shumë të vështirë për rendin dhe qetësinë në atë kohë. Në Tiranë jam bërë pjesë e grupit të prokurorëve të Krimeve të Rënda, vetëm pas 8 muajsh u emërova zv.drejtues i asaj prokurorie. Nga 2007 m’u besua të drejtoja njësinë e përbashkët hetimore për krimin ekonomik. Në prokurorinë e Apelit Tiranë kam shpenzuar rreth 8 vjet, për çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar

U zgjodha një ndër anëtarët e SPAK, me një vlerësim maksimal. Për më tepër u bë rreth 3 vjet që jam anëtar i kësaj prokurorie të posaçme. Nuk e shoh si një vend pune, e shoh si një mision shumë i vështirë. Jam përpjekur që në këto 3 vjet të jap maksimumin tim. Më tej pata fatin të zgjidhem zv.drejtues në Prokurorinë e Posaçme. Garancia më e madhe në ndërtimin e një prokurorie të posaçme sipas atij vizioni që përmenda, është edhe bilanci që unë kam në këto tre vite. Kam marrë një ngarkesë të plotë në hetim dhe gjykim, kam hetuar 99 çështje dhe 284 persona të hetuar. Kam ushtruar ndjekje penale për vepra me natyrë korruptive. Po iu referohem vetëm çështjeve me vendim të formës së prerë.

Për të ardhur te roli i drejtuesit të seksionit kundër krimit të organizuar. Kam ndërtuar një klimë shumë të mirë me prokurorët. Sundon bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Duke u bërë pjesë e hetimit në grupe hetimore të ngritura. Nuk mund të lë këtu pa përmendur luftën kundër krimit të organizuar. Kemi një bashkëpunim me të gjitha agjencitë e huaja, të cilat gjejnë te SPAK një partner të aftë dhe që mund t’i besojnë çdo gjë. Me agjenci angleze, franceze, zvicerane, për hetime të suksesshme, paralele. Të gjitha këto kanë krijuar te partnerët tanë një figurë të qartë që mund të na besojnë, për të bashkëpunuar me ne kundër krimit të organizuar. Këtë kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

Edhe vetë personalisht, në dokumentacionin e bollshëm që ju kam vënë në dispozicion, agjenci të ndryshme ligjzbatuese që kanë shprehur për mua konsiderata. Të nderuar anëtarë të KLP, nga pikëpamja personale për këtë detyrë, dua të përmend disa nga pikat e platformës time. Për hapat apo veprimet që unë mendoj se janë të nevojshme të kryhen. E para është miratimi i rregullores së SPAK, kemi tre vjet që kemi filluar nga funksionimi por ende nuk kemi një rregullore. Është një draft i përgatitur nga Euralius. Sa më shpejt ta kemi këtë akt dhe të bëhet funskional.

Miratimi i udhëzimit standartizimin për shkresat, është diçka formale, por mua më është dashur të jem edhe drejtues kur Kraja ka qenë jashtë Shqipërisë. Miratimi i një udhëzimi të përgjithshëm që do të standartizonte dhe unifikonte aktet. Prokurorë të ndryshëm i rendisin në mënyra të ndryshme aktet. Një standartizim për fashikullin që shkon në gjykatë, që dhe gjykata ta dijë dhe ta ketë më të lehtë për të shkuar te akti.

Në raport me BKH, duhet të ketë një komunikim konstant, rritje të kapaciteteteve njerëzore, trajnim i hetuesve edhe me përdorimin e softuereve. Miratim i rregullores për vlerësimin e hetuesve”, deklaroi prokurori Dumani.

Zjarr Tv Ad