Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që në nisje të rrugëtimit të tij si kryetar bashkie, ka ndërrmar nismën për mbjelljen e pemëve në qytet dhe në rrethinat e tij.
Por si ndryshojnë numrat e pemëve nga njëri muaj në tjetrin, duke kaluar në shifra që as ai vetë e ka të vështirë t’i besojë?
Në 6 tetor 2022, Erion Veliaj, i uron ditëlindjen Agjencisë së Parqeve. Më tej ai shton se në 7 vite janë mbjellë 550 mijë pemë .
Postimi i Veliajt në 6 tetor 2022:
Ndërkohë vetëm pesë ditë më parë, i pranishëm në liqenin e Prushit ku mbolli 350 pemë, ai deklaroi se janë mbjellë rreth 960 mijë pemë gjatë këtyre 7 viteve.
Deklarata data 11 dhjetor 2022:
Nëse do të kryejmë një llogaritje të thjeshtë për 7 vite punë janë mbjellë 550 mijë pemë sipas kryebashkiakut.
Ndërkohë për 65 ditë,nga data 6 tetor 2022 deri në datën 11 djetor 2022, sipas tij janë mbjellë 410 mijë pemë.
A janë mbjellë vërtet 410 mijë pemë për 65 ditë, pra 6307 pemë çdo ditë të kësaj periudhe 2 mujore?
Për të parë se si u trajtua ky rastë në emisionin ‘Shkruaje në Akull’ nga Ismet Drishti, ju ftojmë ta ndiqni sot në mbrëmje në orën 21:00.