Altin Dumani në krye të SPAK, vjen menjëherë reagimi i kryeministrit Rama

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama uron prokurorin Altin Dumani, për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme SPAK. Kreu i qeverisë shqiptare kërkon tashmë që drejtuesi i ri të tregojë rezultate konkrete me punën e tij.

Po ashtu, Rama u referohet dhe zërave për kapjen e SPAK nga qeveria dhe “regjimi”. Ai i quan ato thashetheme të katundit mediatik.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete”, shkruan Edi Rama.

Altin Dumani është zgjedhur drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Kandidati i parë, Adnan Xholi ka marrë 1 votë nga anëtarët e KLP, ndërsa Dumani dhe Kondili kanë marrë nga 5 vota, duke bërë që të votohen në raundin e dytë.

Dumai është shpallur fitues me 5 vota kundrejt 4 votave të Kondilit, duke u emëruar kreu i ri i SPAK. Ai e merr postin e mbajtur deri tani nga Arben Kraja, në datën 19 dhjetor, dhe do të jetë për tre vite në krye të institucionit më të rëndësishëm të akuzës shqiptare.

Zjarr Tv Ad