Artan Hoxha zbardh arsyet se pse arriti fitoren Altin Dumani? Kim shkoi atje, i hodhi benzinë zjarrit por…

0
644
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur mbi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Ai shprehet se ky proces duhet të ishte rutinë por mori vëmendje për shkak të interferencave që pati ditët e fundit që e kthyen në ngjarjen më të rëndësishme të ditës.

Më tej Hoxha shtoi se  “për t’i hedhur benzinë zjarrit”, vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte e pranishme gjatë procesit të sotëm. Sipas tij, ambasadorja shkoi për të treguar se e donte me doemos këtë fitore.

Hoxha gjithashtu tha se gara për kreun e SPAk, u perceptual si një përplasje mes Ramës dhe Yuri Kim, por nga ana tjetër Yuri Kim tha sot se ishte prezente në process për të sqaruar pozicionin e saj.

 “Ky proces duhet të ishte një aktivitet rutinë i KLP për drejtuesin e SPAK. Me reformën në drejtësi, me mburojën  ligjore që i është dhënë SPAK kjo nuk do përbënte ngjarje, do ishte gjë rutinë.

Kreu i SPAK është thjesht një administrator i kësaj strukture. 17 prokurorët e SPAK mund të bëhen edhe drejtues dhe procesi nuk ka qenë rutinë. Mesa duket interferenca te mëdha çuan që kjo të bëhej ngjarja kryesore e ditës është ndjekur siç do të ndiqet finalja e botërorit sepse e gjithë vëmendja u përqendrua aty.

Për t’i dhënë benzinën e nevojshme zjarrit shkoi dhe ambasadorja Kim e cila shkoi aty për të sqaruar pozicionin e saj ashtu siç tha dhe vetë.
Fakti që ajo shkoi vetëm 1 metër larg atyre që po votonin ishte një mesazh shumë i lartë, ajo e donte medoemos këtë fitore.

Kjo betejë u perceptua nga publiku si një përplasje mes Ramës dhe Kim, edhe pse ajo tha që shkoi për të shuar teoritë konspirative. Altin Dumani ka marrë 5 vota edhe para 3 vitesh dhe kishte mbështetjen e Amerikës por në minutën e fundit fitoi Kraja me 1 votë më shumë. Sot një votë nuk mori pjesë fare dhe mori fitoren pas votës që shkoi për Adnan Xholin, kjo ishte pikërisht vota që i dha fitoren Dumanit”, tha ai

Zjarr Tv Ad