PD e Sali Berishës nuk e uron Altin Dumanin: Procesi u njollos, SPAK po përdoret për gjah ndaj opozitës

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, thotë se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK sot, është njollosur që në nisje dhe si i tillë është i pabesueshëm. Në asnjë rresht të kësaj deklarate, nuk përmendet drejtuesi i ri Altin Dumani, edhe pse PD haptas nuk e njeh procesin.

“SPAK po përdoret në mënyrë antiligjore, anikushtetuese për gjah ndaj opozitës dhe shënon kapjen dhe dështimin e plotë të reformës sorosiane të drejtësisë në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së së Sali Berishës.

Qëndrim tjetër ka mbajtur grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Përmes Gazment Bardhit, demokratët e krahut tjetër kanë pasur një reagim më ndryshume, duke theksuar nevojën për mbështetje të SPAK për të qëndruar jashtë kontrollit të politikës.

Deklarata e plotë – PD e drejtuar nga Sali Berisha

Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK u njollos që në nisje të saj dhe si i tillë është i pabesueshëm. Përplasja për drejtuesin e SPAK mes Yuri Kim dhe Edi Ramës nuk është shenjë se drejtësia është e pavarur, por se ajo është kapur.

SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë prova publikut të kundërtën duke konsumuar mandatin e një drejtuesi. Prej krijimit të saj SPAK ka patur në dorë dhjetëra skandale, të cilat ose janë hetuar nga bishti ose nuk janë prekur fare.

Një ‘pallat drejtësie’ në korridoret e të cilit shkon për të bërë ekskursione dhe për të dhënë direktiva kryeministri dhe një ambasadore që bën rolin e guvernatores, nuk është as i pavarur, as i lirë dhe as i ndarë nga pushteti ekzekutiv, siç e kërkon një demokraci normale dhe funksionale.

Me këto fakte të pakundërshtueshme, SPAK është thjeshtë një seksion i Partisë Socialiste.

Kujtojmë se SPAK nisi punën para 2 vitesh duke shpallur moskompetencën për dosjet famkeqe të blerjes së votave nga qeveritarët e lidhur me krimin ato 184 dhe 339 të cilat më pas ia përcolli Prokurorisë së Dibrës.

SPAK nuk hetoi krimin zgjedhor, i cili ne 9 vitet e fundit ka përcaktuar strukturën e shtetit. Me këtë akt SPAK dëshmoi se është vetëm një bisht i i diskretituar i qeverisë.

SPAK po përdoret në mënyrë antiligjore, anikushtetuese për gjah ndaj opozitës dhe shënon kapjen dhe dështimin e plotë të reformës sorosiane të drejtësisë në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad