Reshjet e shiut por dhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në zonën e nënShkodrës.
Zyrtarisht, raportohet për mbi 2600 hektarë tokë të përmbytur, ndërsa në 125 oborre banesash apo stallash ka prani të ujit .
Më problematike situata mbetet në Obot, njësia administrativë Ana e Malit ku niveli ujit në rrugë arrin deri në 1.5 metër duke e bërë të vështirë kalimin për mjetët e larta të ushtrisë .
Nikolin Quka tregon se uji i shkatërroi çdo gjë. Dëmi është mbi 30 milionë lëkë dhe askush deri më tani nuk është teresuar për gjendjen e tyre. Tashmë i pashpresë , e vetmja rrugë për Nikolinin është largimi nga Shqipëria.
Edhe për banorët e tjerë të Obotit situata është tejet e vështirë dhe dëmet janë të mëdha.
Administratori i Anës së Malit Arben Ceni thotë se situata po vijon të përkeqësohet si pasojë e shkarkimeve duke fajësuar kështu drejtuesit e hidrocentraleve për përmbytjen.
E bllokuar vijon të ngelet rruga tek Urrelat në Dajç dhe sipërfaqja e përmbytur është zgjeruar dhe në këtë njësi administrative.