Gjokutaj: Konflikti Rama-Kim për SPAK-un, skenar. Kryeministri nuk del dot kundër SHBA!

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, avokati i njohur Genc Gjokutaj e konsideron të stisur përplasjen mes Edi Ramës dhe Yuri Kim për drejtuesin e SPAK.

Në Çim Peka Live, Gjokutaj tha se çdo gjë ka qenë skenar, duke theksuar se kryeministri nuk del dot kundër SHBA.

Sipas tij, Rama po bën maksimumin që ai dhe mazhoranca që drejton të mos preken nga Prokuroria e Posaçme.

“Ky proces ka lindur me një skenografi dhe regji të një konflikti të stisur mes ambasadores dhe kryeministrit. Kryeministri e ka ftuar ambasadoren në këtë konflikt. Mund të mos ketë marrëveshje por skenari ka funksionuar. Rama në funksion të asaj që lançoi në Kongresin e PS, ndaj SPAK-ut, ndërkohë që SPAK po bën maksimumin të preket sa më pak, sepse nuk ka sesi kjo mazhorancë të mos preket nga SPAK sepse është emblema e korrupsionit, Rama sajoi edhe këtë pjesën tjetër të konfliktit sepse gjoja Rama nuk dashka kandidatin që donin amerikanët dhe për të treguar që sërish Rama është në pozita të disfavorshme përballë SPAK, që e persekuton SPAK, ndërkohë që Rama nuk mund të jetë kundra amerikanëve sepse të gjithë lobimin e tij, të gjitha lidhjet e tij, ai i mbështet në Amerikë. Të tre kandidatët kanë integritet edhe profesional, edhe moral, pavarësisht votimit që ka influenca. Dumani është afruar në fund të kësaj historie. Këta të last minute kuptohet që janë ndërhyrjet më të fuqishme, janë vendimmarrëse”, tha Gjokutaj.

Zjarr Tv Ad