“Shqiponjat” prangosin 44 vjeçarin te “Komuna e Parisit”: Mbante pistoletë pa leje në makinë (EMRI)

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 44 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Forcat “Shqiponja” në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij u gjet një armë zjarri pistoletë pa leje. I prangosuri është shtetasi Valentin Kaçorri.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton Policia.

Zjarr Tv Ad