Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas një foto të publikuar prej tij në rrjetin social në Facebook nga parku i aventurave në Shishtavec, ndërkohë që mijëra hektarë tokë janë përmbytur nga reshjet e shiut.
Vasili shkruan se kur të gjithë presin kryeministrin të jetë në krye të punëve, ai bën postime cinike në rrjetet sociale.
Statusi i Petrit Vasilit
Shqiperia e permbytet kryeministri krihet… dhe poston lojrat ne FB! Nje shprehje thote “Stambolli digjet dhe zuska krihet” e perkthyer ne shqip sot eshte: Shqiperia e permbytur dhe kryeministri krihet.
Mijra e mijra ha toka te permbytura, banesa, bageti dhe bisnese gjithfaresh ane e mbane Shqiperise. Ndersa ne menyre skandaloze Edi Rama poston sot ne FB foto nga Parku i Aventurave ne Shishtavec.
Shqiperia NUK KA kryeminister!! Kur te gjithe presin kryeministrin te jete ne krye te puneve kryeministri ne menyre cinike poston budalleqe.