“Do jenë edhe zyrtarë të lartë të PS-së”/ Kreshnik Spahiu trondit me deklaratën e fundit, tregon kush dhe kur shpallen non gratat e tjerë nga SHBA-ja

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se shumë shpejt do ketë non grata të tjerë nga SHBA që do të jenë në radhët e qeverisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se deklarata e Kim për non grata të tjerë nuk i referohet opozitës, PD apo PL që për SHBA janë e shkuara, por PS dhe qeverisë aktuale.

“Yuri Kim e përcaktoi në të ardhmen, nuk ju referua politikanëve të shkuar, që është PD dhe PL. Kur i referohet të tashme e ka me PS. Në rastin e non gratave ju referua qeverisë aktuale, kjo lidhet drejtpërdrejtë me PS se ishte konflikti me Ministrinë e Jashtme, e tha një ditë pasi e shantazhuan. Diku nga janari pritet që zyrtarë të lartë të PS të jenë në listën e personave non grata”, tha Spahiu.

Sipas tij, karshillëku që Rama po i bën SHBA-ve lidhet me sigurinë që ka ai përballë Berishës si lideri i opozitës, të cilin SHBA nuk e do në pushtet.

Zjarr Tv Ad