“Akt kriminal ndërkombëtar”/ Thyerja e embargos, pas publikimit të skandalit nga media malazeze për Ramën, vjen reagimi urgjent nga deputeti i njohur: Kryeministri tradhtar, po i shërben Serbisë dhe Rusisë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar nga selia blu pas zbulimit të skandalit nga media malazeze e cila thotë se Edi Rama ka lejuar thyerjen e embargos nga Shqipëria, të vendosur nga perëndimi kundër Rusisë.

Noka tha se anija me mallra ruse dhe serbe është denoncuar disa herë nga Partia Demokratike, pasi kanë përdorur portin e Durrësit si portën e shqyer të Europës.

“Ky akt kriminal ndërkombetar dëshmon se Edi Rama për pushetin e tij është gati të lidhet me armiqtë e vjetër dhe të rinj të Shqipërisë dhe të Perëndimit, dhe të përdorë hapësirën e një vendi të NATO-s për të furnizuar dhe lehtësuar operacionet e një regjimi që është në luftë me Aleancën.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt sabotazhi, tradhtie dhe skuthërie të Ramës dhe të veglave të tij, që për një grusht para janë gati të nxjerrin në ankand sigurinë e vendit”, deklaroi Noka.

Zjarr Tv Ad