Spahiu bën deklaratën e fortë: Rama mesazh të qartë SPAK që mos të arrestojë Berishën dhe Metën…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas zgjedhjes së kreut të SPAK, Altin Dumani, juristi Kreshnik Spahiu  ka folur për përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambsadores amerikane Yuri Kim.

Sipas tij, krisja e marrëdhënieve mes tyre ishte një mesazh për SPAK.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Spahiu u shpreh se ka një marrëveshje të fshehur mes tre eksponentëve të vjetër të politikës, Rama, Meta Berisha për të mbrojtur njëri-tjetrin përballë drejtësisë.

“Mendoj që ka një lloj marrëveshjeje të heshtur; sa kohë të jetë Rama në pushtet, Meta dhe Berisha nuk do të arrestohen dhe e kundërta. Këta kanë 30 vite që kanë bërë rotacion pushteti dhe e mbrojnë njëri-tjetrin në këtë pjesë.

Marrëveshja mes këtyre të treve funksionon; Rama është i gatshëm të thyejë marrëdhënien me amerikanët për të ruajtur marrëveshjen me këta. Gjithë cenimi i marrëdhënies është në thelb që SPAK të mos kalojë vijën e kuqe.

Të mos prekë këta të tre. Amerikanët shqetësohen se Escobar ka dalë publikisht dhe ka thënë të hetohen personat non grata nga institucionet shqiptare”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad