E rëndë/ Vetëhidhet nga oborri i Kishës së Laçit 29 vjeçarja nga Elbasani

0
1785
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 29 vjeçare, banuese në Elbasan, është vetëhedhur nga shkëmbi në oborrin e Kishës së Laçit ditën e sotme, duke rënë në humnerë.

E reja e cila është identifikuar me inicialet Xh.M. dyshohet se kishte kohë që vuante nga depresioni dhe kjo ishte bërë shkak që të kryente këtë akt të rëndë.

Si pasojë ajo ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë.

Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

Zjarr Tv Ad