Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren, gruaja përfundon në spital

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku ka mbetur e plagosur një grua.

Bëhet me dije se në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi Sh. N., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen S. H., 60 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 17.12.2022, në orën 18:35, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi Sh. N., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen S. H., 60 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” njofton policia.

Zjarr Tv Ad