“E arrestuan se ndërtoi një strehë për të kaluar dimrin”- Deputeti i PD reagon për historinë e familjes Ozuni: Miqtë e Ramës ndërtojnë kulla pa leje, qytetarët e thjeshtë shtypen

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gështenja shkruan se familja Ozuni jetonte në fshatin Skroska në një banesë të rrënuar, në një zonë e cila nuk ka as rrugë për tu aksesuar.

Deputeti i PD-së thekson se ndërkohë që miqtë e kryeministrit ndërtojnë kulla pa leje në mes të tiranës, qyetarët e varfër shkojnë në burg se ndërtuan një strehë në një zonë të thellë për të kaluar dimrin.

“Familja Ozuni nga Skroska jetonte në një shtëpi të rrënuar. Mori leje në bashkinë Përrenjas, dhe me shumë mund tentoi të ndërtojë një banesë modeste të kalonte dimrin. Në këtë fshat që s’ka rrugë e asnjë ndihmë nga qeveria, Policia e Shtetit futi në burg kryefamiljarin për ndërtim pa leje. Sot, kjo familje po detyrohet të paguajë shpenzime gjyqësore për të ndërtuar një banesë në fshat të thellë, por miqtë e kryeministrit ndërtojnë kulla pa leje në mes të Tiranës dhe janë të paprekshëm. Historia e familjes Ozuni tregon se kjo qeveri ka prekur fundin, sepse po shtyp shqiptarët për të mbajtur në pushtet një klikë të korruptuar”, shkruan Gështenja.

Zjarr Tv Ad