Kandidati i PD Belind Këlliçi siguron mbështetjen e fuqishme në garën për Bashkinë e Tiranës nga Shoqata “Tirana”…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajmin e bën me dije vetë deputeti Belind Këlliçi, i cili është kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së kryeqytetit.

Ai shkruan në rrjetet sociale se, nënshkrova një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën “Tirana” dhe Kryetarin e saj z. Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.

Postimi i plotë:
Sot nënshkrova një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën “Tirana” dhe Kryetarin e saj z. Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.

Jap garanci të plotë se Shoqata “Tirana” do të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak, për të mbrojtur vlerat e gjithanshme intelektuale, kulturore, historike dhe pronësore të qytetarëve të Tiranës.

Shoqata “Tirana” do të mbështesë fushatën #FitojmëTiranën për t’i dhënë kryeqytetit një model të ri administrimi.
Falenderoj për mbështetjen Shoqatën Tirana!
Bashkë #FitojmëTiranën!

Zjarr Tv Ad