Ekzekutimi me 9 plumba i Edmond Papës/ Dalin detajet e para se kush e tradhëtoi?

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana u trondit dy ditë më parë nga atentati ndaj 49-vjeçarit Edmond Papa, i cili u vra me 9 plumba.
Para se autori të qëllonte me breshëri ndaj viktimës, mendohet se e ka ndjekur për disa ditë me radhë, derisa ka gjetur momentin për tu hedhur në sulm.

Dyshime ka se Papa mund të jetë tradhëtuar nga njerëz të njohur të tij, të cilët mund të kenë vënë në dijeni autorin për lëvizjet e sakta të 49-vjeçarit. Kjo pasi viktima është ndjekur jo vetëm në Tiranë, por edhe në Sarandë.

Grupi hetimor i ngritur për vrasjen ka krijuar një identikit të autorit, ku përshkruhen disa tipare të pamjes së autorit.
Trup mesatar, i veshur me një xhup të zi me kapuç, pantallona të errëta dhe atlete me gomë të bardhë.

Pavarësisht se zona nuk është e mirë vëzhguar me kamera, autori që dyshohet rreth të 30-ave, është pikasur në disa momente.
Një nga pistat e ngjarjes mendohet të jenë përfshirja në aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe, por edhe Greqi, ku Papa rezulton i dënuar për trafik droge.

Zjarr Tv Ad