Memorandumi i Joe Biden, SHBA paralajmëron fundin e hidhur për non gratat dhe korrupsionin…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ora e arrestimeve të pushtetarëve të lartë të korruptuar në Shqipëri po vjen dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi po flasin për kërcënime e shantazhe ndaj SPAK. Por Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk po ndalet, pasi po merr udhëzime dhe mbrojtje nga SHBA, e cila duket e vendosur për të çuar para drejtësisë “koka të mëdha” të fuqishme që deri më sot kanë qenë të paprekshëm.

Një sinjal i fortë amerikan është dhënë ditën e premte për “non gratat” dhe korrupsionin në vendin tonë. Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar “aktivizimin” e memorandumit të presidentit Joe Biden në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane tha se ky memorandum do të shkojë përpara me mbështetjen e SHBA.

“Për të çuar përpara Memorandumin e Presidentit Biden në Përcaktimin e Luftës kundër Korrupsionit si një Interes Thelbësor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (qershor 2021), ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi”, thuhej në njoftimin e SHBA.

Çfarë përmban memorandumi i Joe Biden?
Por çfarë përmban ky memorandum i Joe Biden që u përmend nga SHBA për Shqipërinë. Në këtë dokument tregohet se vendet aleate përfshirë edhe vendin tonë do të ndihmohen në luftën antikorrupsion. Në memorandum thuhet se do të kryhet një proces rishikimi ndërinstitucional për të ndihmuar dhe forcuar kapacitetin e autoriteteve si dhe bashkëpunimin me qeveritë partnere.

Fokusi është i vendosur tek zbatimi i masave të transparencës, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies për të luftuar korrupsionin. Kjo sipas memorandumit, do t’u japë më shumë siguri qytetarëve për të patur informacion të qartë mbi programet, politikat apo shpenzimet.

“Ndihmoni dhe forconi kapacitetin e autoriteteve dhe institucioneve vendore (përfshirë shtetin dhe atë lokal), si dhe qeveritë partnere dhe qeveritë e tjera në të gjitha nivelet, për të zbatuar masat e transparencës, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies, të cilat do të luftojnë korrupsionin dhe t’u sigurojnë qytetarëve të tyre me informacion të arritshëm dhe të përdorshëm në lidhje me programet, politikat dhe shpenzimet qeveritare”, thuhet në memorandum.

Disa mënyra të tjera që lidhen me luftën ndaj korrupsionit është forcimi i institucioneve për të parandaluar atë kryesisht në projektet financiare si financimi i paligjshëm ose ryshfeti. Po ashtu rëndësi i jepet edhe luftës kundër pastrimit të parave, promovimin e transparencës financiare si dhe adresimit të personit që kërkon ryshfetin.

“Të forcojmë kapacitetin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe organeve shumëpalëshe të përqendruara në krijimin e normave globale antikorrupsion, rikuperimin e aseteve, promovimin e transparencës financiare, inkurajimin e qeverisë së hapur, forcimin e kornizave të institucioneve financiare për të parandaluar korrupsionin në projektet e financave të zhvillimit dhe luftimin e pastrimit të parave, financimit të paligjshëm dhe mitmarrjes, duke përfshirë kur është e mundur, adresimin e anës së kërkesës së ryshfetit”, theksohet në dokument.

Fund i hidhur për “non gratat”
Në memorandum theksohet qartë lufta ndaj personazheve “non grata”, të cilët nga SHBA shihen si kërcënim për sigurinë kombëtare. Pra SHBA ditën e djeshme theksoi se kjo luftë do të kalojë në një hap më lart për Shqipërinë në vitin 2023. Në memorandumin e presidentit Joe Biden flitet se korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe shteteve të tjera aleate prandaj duhen përpjekje dhe luftë për ta parandaluar atë dhe për të siguruar përparësi të një qeverisje të përgjegjshme dhe transparente po ashtu.

Sipas dokumentit, duhet mbështetje dhe forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile, mediave dhe aktorëve të llogaridhënies në mënyrë që korrupsioni të zbulohet, hetohet e më pas të sigurohet një mjedis i siguritë për qytetarët.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar përparësitë e qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik.

Zjarr Tv Ad