Rusia “hedh sytë” nga Tirana: Tensionet në veri të Kosovës, nisën pas samitit të 6 dhjetorit!

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia pretendon se përkeqësimi i situatës në Veriun e Kosovës ka nisur pas samitit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, thotë se BE-ja pranoi dokumentin e Tiranës ku konfirmohej edhe aspirata e Kosovës për t’u integruar.

“Pakkush i kushtoi vëmendje faktit se acarimi i fundit i situatës në Kosovë ndodhi menjëherë pasi BE-ja mbajti një samit në Shqipëri, ku përfshiheshin vendet e Ballkanit Perëndimor. Domethënë si dukej: më 6 dhjetor, Bashkimi Evropian mban një samit në Shqipëri.

Pranon dokumentin e Deklaratës së Tiranës, i cili mbështet aspiratat e “Ballkanit Perëndimor” për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Për më tepër, në një paragraf të veçantë të deklaratës nga Tirana, thuhet se Kosova (si dhe Serbia) janë ‘në rrugën evropiane’”, ka shkruar Zaharova.

“Procesi politik ka filluar. Rreziku i përshkallëzimit dhe konfrontimit të armatosur në pjesën veriore të rajonit është në rritje. Pra, në vend të perspektivës evropiane, Kosova do të ketë një perspektivë krejtësisht tjetër”, ka theksuar Zaharova. “Kjo është tradhti që në fillim. Si një dasmë që fillon me tradhti”, vijon ajo.

Zjarr Tv Ad