Rëndohet bilanci i viktimave nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku një person qëlloi me armë zjarri drejt dy shqiptarëve. Mediat greke raportojnë se ka vdekur edhe shqiptari tjetër, i cili mbeti i plagosur.
Sipas mediave helene krimi i rëndë ndodhi rreth orës 21:30 minuta, ndërsa paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.
Dy viktimat që sipas raportimeve janë me origjinë shqiptare ndodheshin në një tavolinë, kur autori ka hapur zjarr ndaj tyre, duke lënë njërin të vdekur dhe tjetrin të plagosur, ky i fundit ndërroi jete ne spital
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur e plagosur edhe një grua.
Për të mos u identifikuar, autori mbante një maskë kirurgjikale dhe menjëherë pas krimit ai është larguar, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.
Një dëshmitar okular përshkruan ngjarjen duke thënë se ka shkaktuar shumë panik.
Ishim duke ngrënë dhe dëgjuan të shtëna. U futëm në panik. Pas pak minutash mbërriti policia dhe më pas një ambulancë. Burri që morën në ambulancë ishte gjallë. Por brenda dyqanit ishte ende një burrë i mbuluar me çarçaf”.