Dy shqiptarët që u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Athinë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja janë dy shqiptarët që u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Athinë, teksa ishin në një kafe.

Autori i veshur me të zeza, me kapuç në kokë dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, u fut në lokal nxori pistoletën dhe qëllon drejt shqiptarëve.

Të dy shqiptarët që ndodheshin në tavolinë, të moshës 41 dhe 44 vjeç, kanë ndërruar jetë. Një prej tyre ka marrë dy plumba në kokë dhe ka ndërruar jetë në vend. Kurse i dyti kishte një plumb në gjoks dhe ka vdekur në spital.

Po ashtu, e plagosur është dhe një grua, e cila rezulton se nuk kishte lidhje me dy shënjestrat e atentatit, por ishte pronare e kafenesë dhe rastësisht ndodhej pranë tavolinës.

Sipas policisë greke larja e hesapeve është shkaku i vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Nea Smyrni.

Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe “kumbari”i zonës. Ai merte para nga bizneset e zona, në këmbim të mbrojtjes nga grupet e tjera. Shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës.

Policia greke është vënë në kërkim të autorit që kreu vrasjen si dhe nëse ka pasur të tjerë pas tij, pasi dyshohet se ai ka qenë një vrasës me pagesë.

Zjarr Tv Ad