Forca të shumta policie dhe fadromat e IKMT kanë zbarkuar këtë të hënë në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë për të shembur një bllok pallatesh.
Mësohet se njëri prej këtyre pallateve, është klasifikuar si i pabanueshëm që pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe vendimi është marrë që të shembet i gjithë blloku i pallateve.
Mësohet se UKT dhe OSHEE ka bërë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe drita dy ditë më parë për banorët e pallatit.
Por vendimi ka hasur në kundërshtinë e banorëve të cilët kanë thënë se nuk kanë marrë dot as sendet e tyre, pasi janë shembur shkallët e pallatit.
Një nga banorët që ka folur për News24 ka treguar se brenda banesës i kanë mbetur sende të tyre, veshjet dhe se u kanë prishur shkallët.
“E gjetëm shtetrrethim. Ky është shteti jonë. Nuk kemi marrë sendet tona”, tha ai.
Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar me ane te nje postimi ne Fcebook ku shkruan:
Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë!
Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra.
Akt i shëmtuar,” shkruan Berisha.