“Rruga drejt BE është me sfida të mëdha”- Ambasadorja Hohmann thirrje politikës: Duhet udhëheqje e fortë! Bëhuni bashku për t’u anëtarësuar

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann thotë se Shqipëria ka përpara një rrugë plot sfida deri në anëtarësimin e plotë në familjen e madhe evropiane. Në Konferecën “Roli i Kuvendit në Integrimin Europian të Shqipërisë”, ambasadorja i bëri thirrje politikës, por edhe shoqërisë civile që të behën bashkë me qëllim anëtarësimin në BE.

Sipas diplomates së lartë të BE, faza aktuale ku ndodhet Shqipëria në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian kërkon një udhëheqje të fortë politike.

Po ashtu Hohmann theksoi rolin e veçantë që ka Kuvendi i Shqipërisë në këtë proces, duke thënë se duhet te marre shembull nga vendet qe dikur kane qene kandidate për ne BE.

“Shqipëria ka ndërmarrë një hap të madh në lidhje me rrugëtimin drejt BE, me çeljen e negociatave.

Unë shpesh kam theksuar faktin se negociatat e anëtarësimit me BE janë më shumë sesa një proces teknik. Kjo është një fazë që kërkon udhëheqje të fortë politike.

Ashtu sic ndodh në shumicën e institucione, Kuvendi luan një rol thelbësor. Unë mirëpres qëllimin që ka kuvendi që të punohet më fort në këtë proces.

Ka shumë çështje që mund të flasë Kuvendi i Shqipërisë.

Psh, pyetjet që shtrohen janë: Si mundet Kuvendi të përmbushë rolin e vet për të ndërtuar konsensus?

Si do të ketë mundësi Kuvendi që të përmirësojë kapacitetet e veta për të patar për të përafruar legjislacionin me atë të BE?

Duke marrë parasysh këtoi çështje, çfarë mund të mësojë Kuvendi i Shqipërisë nga kuvende të tjera që kanë qenë vende kandidate?

Prandaj jam kurioze të shoh kush janë idetë e Kuvendit.

Shqipëria ka një dëshirë të madhe për Evropën. Ndaj i bëj thirrje të gjithëve të bëhen bashkë për anëtarësimin në BE.

Ne do të mbetemi partner i afërt në këtë rrugë me sfida drejt anëtarësimit”, tha ambasadorja.

Zjarr Tv Ad