Alarm për bomba në dy shkolla të Selanikut, Policia evakuon nxënësit me urgjencë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një alarm për bombë është raportuar mesditën e sotme në dy shkolla në Selanik. Ngjarja ka nisur në orën 12:00, kur një person i panjohur ka lajmëruar Policinë dhe ka denoncuar se në shkollën “Euklid”, Selanik, ishte vendosur bombë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka evakuuar kompleksin e shkollës. Në këtë kohë , një skuadër e departamentit të asgjësimit të mjeteve shpërthyese po kryen një hetim. Pak minuta më vonë një tjetër telefonatë ka mbërritur nga një i panjohur në Polici, i cili ka thënë se ishte vendosur një bombë në EPAL Stravroupoli.

Sipas medieve greke, procesi i evakuimit të godinës është në zhvillim e sipër, ndërsa në vendngjarje do të mbërrijnë nga momenti në moment efektivët e policisë për të kontrolluar zonën.

Zjarr Tv Ad