Çollaku plas “bombën”: ‘Spanjollet i sollën Ramës dhe SPAK prova për vëllain’, çfarë ndodhi me dosjen e call center?

0
307
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Basir Çollaku thotë se prova që tregon se SPAK po ecën në rrugën e duhur do të jetë vënia përpara përgjegjësisë penale i çdo zyrtari të përfshirë në afera korruptive.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çollaku u shpreh se hetimi duhet të nisë që nga vëllai i kryeministrit, i përfshirë sipas tij në aferën e call centerave.

“Call centerat dhe mashtrimet me 2,4 mld euro, janë 200 metra larg zyrës së kryeministrit. Është përfolur i vëllai, edhe spanjollët i kanë sjellë dosjet. A do kemi nga kreu i ri SPAK një vënie përballë përgjegjësisë penale dhe për vëllain e kryeministrit, atëherë edhe ne do duartrokasim.

Faktet do ta provojnë; a do jetë Veliaj i pandehur për inceneratorët, dokumentet dhe dëshmitë janë publike. Këto janë fakte dhe prova se SPAK është duke ecur në shinat e duhura”, tha Çollaku.

Zjarr Tv Ad