“Xhaçka strategjiste u kap mat!” Berisha: Ministrja i dha mamit milionere makinën e shtetit, shpenzoi 15 mijë euro për…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e bërë nga emisioni “Piranjat” në lidhje me përdorimin e automjetit shtetëror të Ministrisë së Jashtme nga ana e zyrës noteriale të Natasha Xhaçkës, mamasë së ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në postimin e tij në facebook, Berisha shkruan se ministrja i jep mamasë milionere makinën e vetë shtetërore. Ai rikujton gjithashtu se ministrja Xhaçka përdori 15 herë si taksi personale helikopterin, duke shpenzuar 15 mijë euro për çdo fluturim.

“Pirania’ kap mat Xhaçkën strategjiste! Ajo i jep mamit milionere në përdorim makinën e vetë të ministres. Rikujtojmë këtu se Olta Xhaçka përdori 15 herë si taksi helikopterin, duke shpenzuar në çdo rrugë 15,000 euro”, shkruan berisha në facebook.

Zjarr Tv Ad