Meta flet për marrëdhëniet me Berishën dhe kundërshtarët politikë. Ja qëndrimi në raport me kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me raportin me ish kryeministrin Sali Berisha. Meta tha se Berisha gëzon respektin e tij si lider i zgjedhur nga anëtarët e Partisë Demokratike.

Në një intervistë në RTSH Meta theksoi se di të harmonizojë marrëdhëniet me të gjitha aktorët politikë në të mirë të vendit.

“Zoti Berisha është i zgjedhur nga PD përmes një procesi shumë transparent që e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarët. Ai gëzon respektin tim si lideri i zgjedhur nga anëtarët e PD. Zoti Berisha dhe PD kanë një qendrim shumë të qartë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne kemi punuar me të për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për përmbushjen e detyrimeve që vijnë si vend anëtar i NATO-s dhe të mos harrojmë që zoti Berisha ka një kontribut dhe rol të veçantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Tani për raportin e zotit Berisha me SHBA. Unë kam qenë në koalicion me zotin Berisha në periudhën 2009-2013. Dhe për një çështje që kishte të bënte me sigurinë kombëtare, një ligj që cënonte një detyrim ndaj NATO-s, në rast se ligji nuk kthehej, pra të mos miratohej, që të jepja dorëheqjen dhe të dilnim nga koalicioni me PD, se nuk donim të cënonim marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO-s. Bëhej fjalë për ligjin për SHISH. Ai dhe PD u treguan mirëkuptues, pasi kuptuan se pavarësisht se mund të kishin një të drejtë në çështjen në fjalë, interesi për marrëdhënien me NATO-n ishte më lart. Pra, unë di të harmonizoj, të bashkëjetoj me të gjithë aktorët, në intresin më të mirë të vendit. Ajo që më intreson është interesi afatgjatë i vendit”, deklaroi Meta.

Ai u pyet nëse ruan kontakte me kundërshtarët e tij politikë. “Nuk kam interes të kontaktoj as me zotin Rama. Nuk kam asnjë problem që t’i kërkoj deputetëve të Partisë së Lirisë të votojnë atë që i shërben vendit. Nuk kam asnjë kontakt me Edi Ramën dhe as me Erion Veliaj. Nuk kam asnjë interes personal në bashkinë e Tiranës”, u shpreh Meta.

Kreu i PL komentoi edhe garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, në Tiranë dhe në të gjitha bashkitë e vendit. “Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë preferencë për të përzgjedhurit e Partisë Demokratike, si në Tiranë, si në të gjithë vendin. Edhe kandidatët që kanë preferuar nga PL për të qenë kryetar bashkie u kemi thënë të futen edhe ata në primare. Sai takon Tiranës, Këlliçi ka mbështetjen tonë të plotë.

Zjarr Tv Ad