Çuçi takohet me kreun e Eulex: Dënova sulmet ndaj Policisë së Kosovës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin Lars G Wigemark, kreun e misionit EULEX Kosovë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Çuçi bën me dije se gjatë takimit me Lars G Wigemark diskutuan në lidhje me situatën në Kosovë.

Minsitri ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovë, sulmet ndaj përfaqësuesve të EULEX dhe çdo akt dhune tjetër që bie ndesh me rendin kushtetues atje.

“Pata sot një bisedë me ambasadorin Lars G Wigemark, kreun e misionit EULEX Kosovë, me të cilin ndamë shqetësimin për situatën e krijuar së fundi në veri të Kosovës.

Dënova sulmet ndaj Policisë së Kosovës, sulmet ndaj përfaqësuesve të EULEX dhe çdo akt dhune tjetër që bie ndesh me rendin kushtetues, krijon pasiguri për banorët vendas, si dhe minon ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad