“Shumë mirë që kemi Amerikën në krah”, ish-deputeti i PS: Koha që SPAK të shohë dosjet e “nxehta”, që nga Gërdeci

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka deklaruar se me zgjedhjen e kryetarit të ri, prokurorit Altin Dumani, është koha e duhur që SPAK të gjenerojë të gjithë atë energji që ka akumuluar deri tani.

Ai ka shtuar se ka shumë dosje të nxehta e të rënda që presin zgjidhje, dhe ky është momenti që Struktura e Posaçme të veprojë.

Pjesë nga debati në emisionin “Open”:

Ervin Bushati: Shumë mirë që kemi Amerikën në krah në çdo gjë që kemi bërë, në 2016 kemi votuar reformën në Drejtësi dhe e dinim që ishte projekt amerikan.

Puna më e madhe pritet të bëhet nga SPAK por ka dhënë rezultate. Para ligjit e SPAK askush nuk është më i pacënueshë, janë marrë në hetim ministra që para pak kohësh as nuk mendoheshin. Mazhoranca është investuar, është nëna e reformës në drejtësi.

Ferdinand Xhaferraj: Duhet të ishte një nënë e ndershme

Bushati: Nëna është gjithmonë e ndershme. Sot mund të pritet që ngarkesa të ishte e plotë, por është prova e parë që një politika po mbështet një gjë që e godet politikën, sepse në thelb ky është qëllimi.

Eni Vasili: Është folur për përplasjen Yuri Kim-Rama. Dumani i preferuari i amerikanëve dhe Kondili i Ramës. Ndihet e mundur mazhoranca?

Bushati: Jemi të fituar sa kohë që reforma ecën përpara. Asnjë nuk dinte kë mbështeste kush kur kryeministri tha mbështesim procesin. Ajo që u tha e drejtësinë e ka kapur Rama provohet që nuk qëndron. U pa që nuk kishte as ndikim e as kontroll. Janë shumë dosje që nuk janë parë, që nga Gërdeci, janë dosje të nxehta. SPAK ende nuk ka ndezur. Ka marrë shumë energji e vëmendje e është koha që ta kthejë.

Zjarr Tv Ad