Fotografia me Lavrov/ Baton Haxhiu: Ishte një aksident 30 sekonda, bëhet sikur ka ndodhur nami

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Baton Haxhiu foli në Çim Peka Live pse sulmohet për fotografinë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai tha se në atë fotografi janë 4 veta, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama e gazetarin tjetër, Sokol Balla, por sulmohet vetëm ai.

Analisti e quajti aksident foton, duke shtuar se është komentuar sikur ka ndodhur nami.

Baton Haxhiu: Me Lavrov ishte aksident. Në një korridor ku unë shkoj për të përcjellur Edi Ramën në Moskë dhe pastaj përe të bërë intervistën me Sokol Ballën, është një fotografi formale, në të cilën nuk kam patur dëshirë të fotografohem. Ka qenë një njeri tjetër që ka thënë hajde të bëjmë foto me Lavrov. Dhe është e habitshme që opinoni publik nga 4 më zgjedh vetëm mua. Nuk e quaj dashakqeësi, por frikë. Frika ndaj një njeriu që ka guxim në publik, përdoret edhe duke e gjetur një fotografi ku shkëputen të gjithë përveç unë me Lavrov, një aksident 30 sekonda dhe bëhet sikur ka ndodhur një nam i madh.

Zjarr Tv Ad